PD, Rama ka grabitur sektorin e energjisë me tendera

Nga Exit News
PD, Rama ka grabitur sektorin e energjisë me tendera

Partia Demokratike ju përgjigjë Kryeministrit Rama për arritjet e qeverisë së tij në fushën e energjisë, të prezantuara sot, në programin elektoral të PS-së.

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo në një deklaratë për shtyp u shpreh se:

“E vetmja gjë që Rama ka bërë pёr sektorin e energjisё në 8 vjet ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë – pёr t’ua dhёnё miqve tё tij”.

Ajo tha se PD do të sjellë ndryshim në vend, “shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite me rradhё – energji, ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë”.

“Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!”, e mbylli deklaratën Garo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>