PD: Rama mashtroi qytetarët për spitalin Covid 4

Nga Exit News
PD: Rama mashtroi qytetarët për spitalin Covid 4

Partia Demokratike akuzoi të martën qeverinë Rama se ka mashtruar qytetarët me premtimin se spitali Covid 4 është gati.

Ish-deputetja Oriola Pampuri, në një deklaratë për median jashtë ambienteve të spitalit deklaroi se megjithëse situate e Covid-19 në vend është përkeqësuar, qeveria nuk e hap spitalin sepse ai nuk është gati:

“Fluksi ka ndodhur në përmasa të frikshme dhe jashtë kontrollit, por kjo godinë spitalore nuk është gati për të kryer funksionin e saj mbështetës, siç premtoi kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë. 

Asgjë nga ato që u shfaqën në ERTV në 2 qershor, nuk është në funksion.

Struktura e re spitalore, COVID 4 është e kyçur dhe jashtë funksionit.”

Zonja Pampuri tha se faturën e mashtrimeve të qeverisë do ta paguajnë pacientët e shtruar në Sanatorium, të cilët po largohen që spitali të kthehet në spital për Covidin:

“Faturën e kësaj propagande do ta paguajnë mijëra pacientë që marrin shërbim tek spitali Shefqet Ndroqi, i cili është vendosur të rikthehet në spital COVID.

Ky ishte plani i vetëm i kësaj qeverie të falimentuar për të përballuar fluksin në rritje – heqja e shërbimit të duhur spitalor për mijëra pacientë, të sëmurë kronikë, shpeshherë rëndë.

Duke rikthyer Sanatoriumin në COVID, të sëmurët nuk do të kenë më mundësinë të marrin trajtime të specializuara tek sanatoriumi, pasi qeveria do ta izolojë spitalin për të infektuarit me COVID.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>