Partia Demokratike reagoi për vrasjen e ndodhur sot, 27 qershor në Velipojë. Deputetja e PD-se Bardeli u shpreh se policia mbron “interesat e regjimit” dhe jo qytetarët.
“Me Edi Ramën jetët e qytetarëve, familjeve dhe fëmijëve shqiptarë janë të rrezikuara nga dorëzimi i shtetit përpara grupeve kriminiale”, u shpreh Bardeli për median të dielën.
PD e akuzoi Ramën se është “i shkëputur nga realitetit, nuk mban përgjegjësi [..] për dorëzimin pa kushte të Velipojës, Shkodrës dhe Shqipërisë në duart e krimit”.
Gjithashtu, i bëri thirrje Policisë së Shteti “të gjej forcën për t’u distancuar nga regjimi dhe të veproj e e lirë nga presionet politike”.