Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përfshirje në diskutimet mes biznesmenit turk dhe Sinan Idrizit në shitjen e kompanisë së markimit të karburanteve.
PD, përmes Eno Bozdos, ka thënë se Edi Rama po përdor Sinan Idrizin si mburojë për të vjedhur miliona euro.
“Nuk ka asnjë dyshim që Sinan idrizi po bënte pazar për të pasuruar Edi Ramën dhe se 3.5 milionë euro që ka marrë nga biznesmenti turk janë futur në xhepat e Edi Ramës.
Nuk ka asnjë dyshim se edhe tek Air Albania ai është vetëm një koperturë për Edi Ramën. Sipas skemës që ka denoncuar biznesmeni turk, edhe aksionet në emër të Sinan Idrizit tek Air Albania janë të Edi Ramës”.
Bozdo ka bërë thirrje për hetim të Sinan Idrizt nga SPAK:
“Skema e mashtrimit me Sinan Idrizin duhet hetuar menjëherë nga SPAK. Nga lidhjet mes Edi Ramës dhe ortakut të Air Albania, drejtësia do të gjejë sesi në karrigen e kryeministrit qendron një hajdut, i cili ka vetëm një prioritet. Të pasurohet sa më shumë dhe në çdo formë”.