PD: Rama se po pengon integrimin europian se ka frikë nga humbja e pushtetit

Nga Exit News
PD: Rama se po pengon integrimin europian se ka frikë nga humbja e pushtetit

Partia Demokratike ka akuzuar, të martën, kryeministrin Rama se po pengon integrimin europian të vendit, vetëm sepse ka frikë nga humbja e pushtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi deklaroi se Shqipëria ka detyrimin të bëjë zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare, por Rama po e pengon një gjë të tillë:

“Këmbëngulja arrogante e Edi Ramës në injorimin e apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi nxjerr zbuluar Kryeministrin autokrat që, për hallin e pushtetit të tij, është gati t’i shpallë luftë Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Duke mos dëgjuar këshillën për të pritur Opinionin e Komisionit të Venecias, Edi Rama po tenton të marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të hedhë në erë zgjedhjet e radhës.”

Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se pavarësisht apelit të ndërkombëtarëve për të pritur opinionin e Komisionit të Venecia, kuvendi do të rimiratojë sa më parë dhe pa amendime, ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>