
Partia Demokratike akuzoi qeverinë Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se po abuzojnë me fondet e rindërimit.
Në një deklaratë për shtyp nga zona e 5 majit, Dorian Teliti tha se ‘kjo zonë në Tiranë është modeli tipik i dështimit të qeverisë për të ndërtuar në kohë banesat e qytetarëve të prekur nga tërmeti dhe modeli sesi hajdutët e fatkeqësisë nuk ndalen para asgjëje për të vjedhur edhe lekët e shtëpive të tërmetit.’
Sipas PD-së, qeveria po shpenzon 52 milionë euro për të ndërtuar 12 pallate, të cilat thuajse po jepen me Partneritet Publik Privat:
“Projekti i zbatimit të ndërtimit të 12 godinave të reja te banimit do të realizohet nga vetë ndërtuesi i këtyre godinave. Është njësoj si ta japësh me PPP. Ai që projekton, ai ndërton, ai zbaton. Fusha e abuzimit është lënë e stërmadhe në dorë të kompanisë ndërtuese, pa asnjë kontroll.
Janë 52 milionë euro që do të hidhen në 12 godina të përqendruar në dorën e ndërtuesit. Kjo zgjedhje ekstraligjore ka vetëm një shpjegim: korrupsionin dhe vjedhjen me fondet e rindërtimit.”
Teliti tha se dyshja Rama-Veliaj kanë dyfishuar çmimet për të vjedhur fondet:
“Çmimi është gati dyfishuar. Sipas standardeve që vetë shteti përdor, përmes Entit Kombëtar të Banesave, çmimi për ndërtim i një metri2 është rreth 320 mijë lekë.
Sipas letrave që ka bërë bashkia e Erion Veliaj, 1 m2 tek zona 5 maji do të kushtojë rreth 580 mijë leke, nga 320 mijë që po shteti, me Entin Kombëtar të Banesave ndërton rëndom.”
Teliti theksoi se për qeverinë e Edi Ramës dhe Bashkinë e Erion Veliajt, prioritet nuk janë qytetarët, por përfitimet që atom und të marrin nga procesi i rindërtimit.