
Partia Demokratike ka reaguar pas shkarkimit të mjekut Ilir Allkja.
Përmes një postimi në Facebook, Bardh Spahia shkruan se Rama ka filluar shkarkimin e mjekëve dhe pse Shqipëria po vuan nga mungesa e tyre.
Ai shton se shkarkimi i Allkjas tregon se Ramës nuk i intereson interesi publik.
“Shqipëria sot nuk ka mjekë mjaftueshëm për t’u shërbyer qytetarëve, por Edi Rama ka nisur shkarkimin politik të mjekëve që nuk mbyllin gojën për të vërtetën e sistemit të rrënuar shëndetësor.
Shkarkimi i një mjeku të vijës së parë për agjitacion dhe propagandë në kulmin e pandemisë do të thotë se Edi Rama nuk pyet aspak për interesin publik.”
Bardhi premtoi se PD do ta ndryshojë këtë realitet dhe do t’i rikthejë dinjitetin mjekëve.