PD: Riciklimet në polici, makiazh për regjimin

PD: Riciklimet në polici, makiazh për regjimin

Partia Demokratike, përmes përfaqësuesit të saj Enkelejd Alibeaj, denoncoi të enjtën ndryshimet e fundit në krerët e policisë, duke i quajtur “riciklime, që shërbejnë vetëm si makiazh për regjimin”.

Alibeaj ironizoi paralajmërimin e kryeministrit Rama se policia ka 100 ditë për të vendosur rendin, pasi ka kaluar 8 vjet në pushtet.

“Shqiptarët dëgjuan themeluesin e modelit të bashkëpunimit me krimin, atë që futi njerëz me rekorde kriminale në parlament, bashki dhe administratë, të zgjohet një ditë vere dhe të flasë për bashkëpunim të policisë me krimin,” shtoi ai.

Alibeaj u shpreh se situata e rendit dhe sigurisë në vend ishte thjesht një reflektim i modelit të qeverisjes me krimin të kryeministrit Rama.

Sipas tij, Rama e ktheu policinë në ruajtëse e ngarkuese të drogës dhe se policët e ndershëm nuk ndjehen të lirë të luftojnë krimin.

“Shqiptarët e kanë të qartë se asnjë punojnës i ndershëm i policisë nuk vepron dot kundër krimit, kundër të fortëve, për sa kohë ata janë ortakë të pushtetit,” u shpreh Alibeaj.

Ai e ftoi kryeministrin t’i kërkoj të infiltruarit rreth vetes, duke kujtuar se drejtori i policisë Ardi Veliu mbuloi blerjen e votave në Elbasan për llogari të qeverisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>