Në 10 qarqet e vendit, të numëruara deri tani, në krahasim me zgjedhjet e 2017-të, partitë kryesore kanë humbur ose fituar mandate. Më poshtë po paraqesim ndryshimet e ndodhura (me përjashtim të Tiranës dhe Durrësit):
Në krahasim me zgjedhjet e 2017, PS:
U rrit me 3 mandate gjithsej në 10 qarqe. Ajo fitoi dy mandate më shumë në Elbasan, dhe 1 mandat më shumë në Berat.
Humbi nga një mandat në 4 qarqe: Shkodër, Lëzhë, Dibër dhe Fier.
Ruajti të njëjtin rezultat në 4 qarqe: Vlorë, Kukës, Korçë dhe Gjirokastër.
Në krahasim me zgjedhjet e 2017, PD:
U rrit me 10 mandate gjithsej në 10 qarqe. Ajo fitoi nga një mandate më shumë në 8 qarqe: Shkodër, Lezhë, Dibër, Fier, Berat, Korcë, Gjirokastër, Vlorë.
Fitoi 2 mandate më shumë në Elbasan.
Ruajti të njëjti rezultat në qarkun e Kukësit.
Në krahasim me zgjedhjet e 2017, LSI:
Humbi mandatin në 8 qarqe nga 10 të numëruara deri tani. Ajo humbi në qarkun: Lezhë, Dibër, Elbasan, Berat, Korçë, Gjirokastër, Vlorë. LSI fitoi një mandat më pak në Fier.
Ruajti të njëjtin rezultat në Shkodër.
Në krahasim me zgjedhjet e 2017, PSD (Tom Doshi):
U rrit me 2 mandate në rang kombëtar. Doshi fitoi gjithsej 3 mandate.
Fitoi nga një mandat plus në 2 qarqe: Shkodër dhe Tiranë.
Ndërsa, PDIU e Shpëtim Idrizit humbi dy mandatet e saj në Elbasan.