PD, Rushaj akuzon Ramën për mashtrim me legalizimet

Nga Exit News
PD, Rushaj akuzon Ramën për mashtrim me legalizimet

Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj akuzoi Kryeministrin Edi Rama porosit zyrtarët e administratës që të mashtrojnë 100 mijë familje për procesin e legalizmit.

“Rama dhe qeveria e tij jo vetëm që nuk kanë ndër mend të legalizojnë shtëpitë e këtyre qytetarëve, por ka ndër mend t’i prish, ka ndër mend t’i prish pas zgjedhjeve”, u shpreh Rushaj në një deklaratë për median, të mërkurën.

Reagimi i Rushajt erdhi pas publikimit të videos të drejtorit të Hipotekës Artan Lame ku porosiste punonjësit e tij të mos tregonin se kush shtëpi nuk do të legalizohej deri për zgjedhje.

Audio përgjimi u publikua nga gazetari Artan Hoxha. Ndërsa, Lame u shpreh se audio i përket vitit 2017.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>