PD, shkolla e saporikonstruar në Thumanë u shemb brenda natës për të mbuluar korrupsionin

Nga Exit News
PD, shkolla e saporikonstruar në Thumanë u shemb brenda natës për të mbuluar korrupsionin

Partia Demokratike akuzoi qeverinë Rama se po zvarrit punimet për shkollën e dëmtuar nga tërmeti në Thumanë ‘Ramazan Jongozi’ për shkak të procedurave korruptive.

Në një deklaratë për median, përfaqësuesi i saj Çlirim Gjata tha se shkolla ishte rikonstruar disa muaj para tërmetit të 26 nëntorit 2019:

“Për të u harxhuan 587 milion lekë nga taksat e qytetarëve.”

Por vetëm pak muaj pas punimeve, tërmeti i 26 nëntorit e dëmtoi rëndë shkollën.

Sipas Gjatës, “shkolla u rrafshua brenda natës nga fadromat, në mënyrë që nga vjedhja e fondeve dhe abuzimit skandaloz kriminal të mos ngelej gjurmë, duke zhdukur vjedhjen. Kështu, 587 milion lekë avulluan vetëm 3-muaj pas rikonstruksionit.”

Ai akuzoi qeverinë se nuk do t’ia dijë për sigurinë e fëmijëve, por duan vetëm të vjedhin në çdo kohë e në çdo vend, deri te shkollat dhe kopshtet e fëmijëve.

Gjata theksoi se ende sot, një vit pas tërmetit, nuk dihet ende se ç’po ndodh sot me fondet e rindërtimit të kësaj shkolle simbol të korrupsionit dhe hajdutërisë së kësaj qeverie.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>