PD shpërndan listat e anëtarësisë me të drejtë vote

Nga Exit News
PD shpërndan listat e anëtarësisë me të drejtë vote

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike njoftoi të premten se brenda ditës do të shkarkohej lista e anëtarëve me të drejtë vote, për t’u dërguar më pas në 76 degët përkatëse, në zarfa të mbyllur.

Zarfat do të firmosen nga përfaqësuesit e kandidatëve para se të shpërndaheshin nëpër degë.

Në lista janë emrat e 75067 anëtarëve të PD, te cilët ndahen në 76 komisione votimi. Komisionet zgjedhore dhe materialet zgjedhore do të shpërndahen nesër, të shtunën. Ato do të hapen, në orën 08:00 të së dielës.

“Kryetarët e Komisioneve e kanë marrë këtë porosi të prerë që zarfat nuk mund të hapen nga askush, zarfat do të hapen vetëm nëpërmjet Komisionit dhe do të përdoren në tavolinën e Komisionit për procesin e votimit.”- u shpreh kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>