PD: Shqipëria po zbrazet, ndërsa Rama mashtron për mirëqenien

Nga Exit News
PD: Shqipëria po zbrazet, ndërsa Rama mashtron për mirëqenien

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se përpiqet të mashtrojë qytetarët për krizën ekonomike, ndërkohë që vendi po zbrazet pikërisht për shkak të saj.

Në një deklaratë për shtyp, kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi theksoi se pavarësisht gjithë deklaratave të kryebashkiakit Veliaj me porosi të Ramës, kriza ekonomike në vend dallohet kudo:

“Sado të përpiqet të mashtroje, Rama nuk e fsheh dot të vërtetën e hidhur të mijëra studentëve që duhet të paguajnë tarifat e rritura ndërkohë që të ardhurat u kanë rënë në minimum, të prindërve që akoma nuk kanë blerë dot libra për fëmijet e tyre, që nuk blejne dot maska e dezinfektant.

Gënjeshtrat e përditshme të Ramës dhe veglave të tij nuk e fshehin dot të vërtetën e mijëra bizneseve që po mbyllen çdo ditë.”

Këlliçi theksoi se nëse Rama të punonte me të njejtin zell që gënjen, Shqipëria nuk do të ishte duke u zbrazur çdo ditë nga të rinjtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>