PD: SPAK po lufton me pikatore

Nga Exit News
PD: SPAK po lufton me pikatore

Partia Demokratike akuzoi Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, se po lufton “ me pikatore dhe shumë të vonuar”.

“Ne, Partia Demokratike përkrahim çdo veprim të SPAK dhe kujtdo qoftë në luftën kundër korrupsionit, kundër abuzimit, por kjo luftë po bëhet me pikatore dhe shumë e vonuar”, u shprehën përfaqësuesit e PD-së Çlirim Gjata dhe Flutura Açka, për mediat, sot (6 korrik), para SPAK.

Ata i kërkuan SPAK informacion në lidhje me paditë e kryera për kryeministrin Rama dhe Kryebashkiakun Veliaj për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Açka u shpreh se fajtorët duhet të mbajnë përgjegjësi “qoftë për xhaketat, qoftë për xhaketën e Arturo Ui-së e deri tek opingat dhe këpucët e shfaqjes së fundit të gardianit të “Shtrigave të Salemit”, në mënyrë që kjo luftë shtrigash kundër kulturës shqiptare të marrë fund”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>