Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se mungesa e testimeve dhe masave paraprake gjatë hapjes, solli në infektimin e çerdheve të fëmijëve, të institucioneve shtërore dhe shtimin e rasteve.
Në një postim në Facebook, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa pohoi se:
“Sot mos bërja e testeve edhe mos marrja e masave paraprake në hapje, na solli në infektimin e çerdheve të fëmijëve, të institucioneve shtërore dhe shtimin e rasteve.Fatkeqësia e shqiptarëve është që spitalet janë kthyer në vatrat kryesore e përhapjes së Covid 19.”
Ajo shtoi se Rama se ka shkelur privatësinë e qytetarëve dhe se ekspozoi qyetarët ndaj pandemisë së Covid-19 kur prishi Teatrin.
“Turp për Ramën që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private dhe dy herë turp që në mes të pandemisë ekspozoi qytetarët ndaj Covid 19 vetëm për të vjedhur pronën e teatrit.”
Ajo i bëri thirrje SPAK të hetojë ndaj kryeministrit Rama.