PD sqaron propozimet teknike kundër krimeve zgjedhore, hesht për qeverinë kujdestare

PD sqaron propozimet teknike kundër krimeve zgjedhore, hesht për qeverinë kujdestare

Përfaqësueset e PD-së Oerd Bylykbashi, Enkeljed Alibeaj dhe Ivi Kaso bënë sot para mediave disa sqarime në lidhje me propozimet e djeshme të PD-së në Këshillin Politik, për të parandaluar krimet zgjedhore si dhënie fund të pandëshkueshmërisë së krimit zgjedhor.

Ata shpjeguan rëndësinë e masave të propozura, në veçanti hetimin dhe gjykimin e krimeve zgjedhore, si shitblerja e votës, presioni ndaj zgjedhësve nga SPAK dhe Gjykata Speciale; vëzhgimin dhe identifikimin gjatë fushatës zgjedhore të përpjekjeve për shitblerjen e votës; përdorimin e kamerave për vëzhgimin e procesit zgjedhor, etj

Zoti Bylykbashi theksoi se këto propozime janë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Përfaqësuesit e PD-së nuk përmendën kërkesën për qeveri kujdestare të përfshirë në propozimet e djeshme në Këshillin Politik nga PD dhe të bërë publike në media, duke vazhduar kështu qasjen sekretive të PD-së për këtë çështje.

Megjithatë, Zoti Bylykbashi i ka paraprirë propozimit të pritshëm duke ritheksuar tezën se qendrimet e PD-së janë parimore, të mbështetura mbi standarde ndërkombëtare. Ai ka përsëritur kërkesën e PD-së për zbatimin e një parimi të një dokumenti të KSBE-së, të vitit 1990, në përfundim të Luftës së Ftohtë, për të cilin kemi shkruar këtu, duke pohuar:

“Masat që ne parashikojmë janë masa që kërkojnë mbi të gjitha respetimikn e parimit themelor që ka OSBE: garantimi i fushëlojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhor, një parim i cili është i konsakruar në paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së dhe që ka për qëllim shkëputjen e shtetit nga politika, qenien e shtetit një organizëm neutral i cili funksionon në interes të publikut, të zgjedhesve, dhe jo në favor të një partie që garon për të rrëmbyer pushtetin.”

Më tej, Bylykbashi Ivi Kaso dhe ish-deputeti Alibeaj sqaruan disa prej ndryshimeve që opozita e bashkuar bën për të goditur dhe parandaluar krimet zgjedhore duke rritur rolin e organeve ligjzbatuese, prokurorisë së shtetit, policisë  gjyqësore etj.

Disa prej ndryshimeve kryesore që PD bëri publike sot janë:

-Futja e krimeve zgjedhore si shit-blerja e votës, ushtrimi i presionit për votën ejt, në juridiksionin e Prokurorisë Speciale Anti-Korrupsion SPAK dhe gjykatës special;

-Policia e shtetit, prokuroria, policia gjyqësore do të jetë e ngarkuar që në momentin që caktohet data e zgjedhjeve  që të kryesjë veprime parandaluese, analiza rrisku, të vëzhgojë cilat janë familjet e varfra, lëvizjet monetare etj për të parandaluar shit-blerjen e votës;

– Agjencitë ligjzbatuese duhet të mbrojnë votën duke zbatuar ligjin. Polici nuk duhet të heqë kapelen dhe të vihet në shërbim të partive;

-Shkelja e detyrimeve ligjore prej institucioneve zgjedhore duhet të çojë në pavlefshëmri të zgjedhjeve;

– Në qendrat e votimit të vendosen kamerat që të vëzhgojnë çfarë ndodh në qendrën e votimit, si një hapësirë e shenjtë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve;

-Policia dhe prokuroria që në momentin që caktohet data e zgjedhjeve të marrin masa për të ngritur  task-forca të posaçme për të vëzhguar krimin zgjedhor në terren’

-Partitë politike të deklarojnë anëtarët e stafit zgjedhor në kuadër të procesit të dekriminalizimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>