PD thirrje Bashkisë për ndërtimin e shtëpisë së familjes Nozlli

Nga Exit News
PD thirrje Bashkisë për ndërtimin e shtëpisë së familjes Nozlli

Partia Demokratike i bëri thirrje Bashkisë së Tiranës të ndërtojë shtëpinë e Riza Nozllit të shkatërruar nga tërmeti.

Përfaqësuesja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se Nozlli nuk i është rindërtuar shtëpia, ashtu sikurse pretendoi bashkia një ditë më parë.

Ajo u shpreh se qytetari nuk ka të njëjtën atësi me atë të publikuar nga ajo e Bashkisë Tiranë.

“Futeni në programin e rindërtimit Riza Shaban Nozllin që i është shkatërruar shtëpia dhe lërini mashtrimet nëpër rrjete sociale me Riza të tjerë.”, është shprehur Zhupa

Një ditë më parë, Bashkia e Tiranës publikoi një dokument ku përgënjeshtron akuzat e PD-së për familjen Nozllin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>