
Partia Demokratike dënoi vendosjen e tritolin në banesën e kryetarit të PD-së në Shijak, të dielën, në darkë. Në një njoftim për media, të hënën, PD e quajti veprimin “akt kriminal të papranueshëm.
PD kërkoi hetimin e ngjarjes dhe dënimin e autorëve.
“Ngjarje të rënda si kjo, janë thirrje për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike”, shkruan PD.