
Partia Demokratike i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të hetojë ministrat dhe kryeminsitrin për çështjet e korrupsionit të zbuluara kohët e fundit.
Përfaqësuesi i PD-së, Çlirim Gjata u shpreh për median të enjten se “nuk ka qytetar në këtë republikë dhe jashtë saj, që njeh sadopak këtë vend që quhet Shqipëri, që nuk e di se “këtu nuk lëviz as fija e barit” dhe “as një peshk në det” pa lejen e shefave të mëdhenj”.
Ai i bëri thirrje SPAK, “ të hyjë me thellë [..] dhe më seriozisht [..], në institucionet më të rëndësishme administrative dhe politike që veprojnë në Tiranë”.