PD:  Tjetër kontratë klienteliste e qeverisë

PD:  Tjetër kontratë klienteliste e qeverisë

“Ministria e Shëndetësisë jep 125 milionë lekë për të blerë autoambulancat tek kompania e 29 Juaguarëve”

Partia Demokratike deklaroi se autoambulancat për spitalet dhe qëndrat shëndetësorë, do tё blihen tek e njejta kompani ku do merren Jaguarët e qeverisё. PD pretendon se Ministria e Shёndetёsisё ka pёrcaktuar vёndin ku do blihen autoambulancat para se tё hapen proçedurat për këtë blerje. Asgjё nuk ёshtё bёrё publike nga qeveria pёr blerjen e kёtyre mjeteve edhe pse duhet tё jetё njё proçedurё e hapur konkurimi.

Nё dokumentin e publikuar nga PD-ja ,  fondi limit prej 125 milion lekesh i ёshtё dhёnё kompanisё Classic. Sipas këtij dokumenti të opozitës tënderimi është kryer pa konkurencë.

Pak ditë më parë qeveria vendosi të marrë me qera 29 makina Jaguar tek e njëjta kompani, Classic. PD akuzon qeverinë për lidhje klienteliste me kompaninë në fjalë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>