Partia Demokratike akuzoi të premten qeverinë për bashkëpunim me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Përfaqësuesi i PD-së Enkelejd Alibeaj e quajti aksionin e policisë për lirimin e plazhit nga shezlongjet pa leje, aksion “propagandistic”, me qëllim fshehjen e lidhjes së qeverisë me krimin.
“Velipoja është një nga skenat e krimit zgjedhor, sepse aty prej vitesh vepron trafikanti i drogës Pëllumb Gjoka”, u shpreh në një dalje për median nga selia, Alibeaj.
Ai tregoi se Pëllumb Gjoka ka përfituar tendera nga qeveria në shkëmbim të votave në zgjedhjet e përgjithshme:
“Nga shtatori 2020 ka përfituar nga e njëjta bashki 5 tendera me vlerë 1.8 milionë euro si dhe në janar 2021 (periudhë zgjedhore) ka përfituar nga KKT me firmën e Edi Ramës “Leje për ndërtimin e objektit: “Kompleks turistik “Silver Sand Resort”, me vendndodhje në zonën Pulaj-Plazh, Velipojë”.
Këto “tendera {të firsmosura nga Erion Veliaj dhe Edi Rama] janë ilustrimi më kuptimplotë se si paratë e drogës shkrihen me paratë publike dhe se si shteti vendoset në shërbim të kriminelëve”.
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Pëllumb Gjokën për blerje votash gjatë masakrës zgjedhore të 25 prillit, bashkë me të janë kallëzuar Tom Doshi, Artur Hata (burri i deputetes së PSD-së Meri Merkiçit) dhe Dor Dulin.