PD: U vërtetua se kishim të drejtë, por SPAK nuk i shkoi hetimit deri në fund

Nga Exit News
PD: U vërtetua se kishim të drejtë, por SPAK nuk i shkoi hetimit deri në fund

Partia Demokratike reagoi menjëherë të hënën pas njoftimit të SPAK, ku bëhej me dije se janë marrë të pandehur 3 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

PD tha përmes përfaqësuesit të saj Enkeled Alibeja se, kjo vërtetoi që ata kishin të drejtë, në lidhje me tenderin e ushqimeve të bërë nga Ministria e Mbrojtjes gjatë muajve të parë të pandemisë. Ishte PD ajo që e denoncoi në SPAK këtë rast.

“Nën drejtimin e Olta Xhaçkës, Ministria e Mbrojtjes bleu ushqimet me dyfishin e çmimit dhe tenderi iu dha pa garë një kompanie kompjuterësh në Maqedoni, e lidhur me bashkëshortin e Ministres Xhaçka”, thuhet në reagimin e PD.

Por SPAK nuk i shkoi deri në fund hetimit, tha PD. “SPAK dështoi të ndëshkojë hajdutët e vërtetë, Edi Rama, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu, që dolën garant për vjedhjen, u perpoqën të mashtrojnë shqiptaret, si dhe sulmuan dhe shpifën ndaj opozitës që denoncoi skandalin”, tha PD.

SPAK njoftoi se ka marrë të pandehur Ylli Imerin, Dafina Kecan dhe Andrea Dapajn, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Gjatë hetimeve në pyetje është marrë dhe ministrja Olta Xhaçka, e cila në kohën e kryerjes së tenderit drejtonte këtë ministri, por nuk janë gjetur prova kundër saj.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>