PD udhëzon kryetarët e degëve: Identifikoni drejtorët që detyrojnë nëpunësit të bëjnë fushatë

Nga Exit News
PD udhëzon kryetarët e degëve: Identifikoni drejtorët që detyrojnë nëpunësit të bëjnë fushatë

Partia Demokratike ka udhëzuar të gjithë kryetarët e degëve nëpër qarqe që të  identifikojnë drejtorët dhe nëpunësit socialistë që bëjnë presione dhe shantazhe për vota.

Përmes një letre dërguar kryetarëve, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i kërkon kryetarëve dhe që të sigurojnë të gjithë punonjësit e administrates që shantazhet e drejtorëve socialistë për ti shkarkuar nga puna nëse nuk angazhohen në fushatë për PS-në, nuk do të njihen nga qeveria e re e PD-së.

Letra e Bardhit vjen pak orë pasi  ish deputeti demokrat Luan Baçi bëri publik një formular, që sipas tij, po i shpërndahet punonjësve të Bashkisë së Fierit me urdhër të kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Subashi. Çdo i punësuar duhet të plotësojë në formular të paktën 20 votues nga familja dhe rrethi i tyre shoqëror që do të votojnë për Partinë Socialiste.

Ndërsa çdo drejtues i drejtorive të Bashkisë Fier, sipas Baçit, duhet të sigurojë 30 votues për PS-në.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>