PD: Veliaj e ktheu kullën e Sahatit në orë muri për kullat e oligarkëve

Nga Exit News
PD: Veliaj e ktheu kullën e Sahatit në orë muri për kullat e oligarkëve

Partia Demokratike denoncoi, të premten, akuzoi kryebashkiakun Veliaj se e ka kthyer simbolin e Tiranës, kullën e Sahatit në ‘orën e murit të oligarkëve’.

Përmes një deklarate për median, Belind Këlliçi denoncoi lejet e shumta që Veliaj ka dhënë për ndërtimin e kullave në qendër të Tiranës:

“Në vetëm 4 vite, Erion Veliaj ia doli që kullën e Sahatit t’a shndërrojë nga simbol të qytetit në orën e murit të oligarkëve, miq të tij. Kjo është fytyra e vërtetë e Erion Veliajt! Paratë e taksapaguesve shpenzohen për propagandë dhe fasadë.

Pas pak muajsh nuk do t’a shohim më kullën e Sahatit. Kjo për shkak të ndërtimit në krah të saj të disa përbindëshave prej betoni, që fillojnë me 5 kate, ngjiten në 11 kate, në godinën që është në krah të kullës — pa respektuar as minimumin e distancës — dhe mbaron me kryeveprën e Veliajt, që i dhuron qendrës muzeale të qytetit kullën 27 kate.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>