PD, Veliaj po vjedh fondet e rindërtimit të shkollave, po rrit artificialisht kostot

Nga Exit News
PD, Veliaj po vjedh fondet e rindërtimit të shkollave, po rrit artificialisht kostot

Partia Demokratike ka denoncuar, të premten, abuzimet e Bashkisë Tiranë për rindërtimin e shkollave dhe kopshteve të dëmtuara nga tërmetit.

Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja Ina Zhupa tha se kostot që kryebashkiaku Veliaj po shpenzon për rindërtimin e shkollave janë rritur artificialisht për të vjedhur sa më shumë para nga fondi i rindërtimit.

Zhupa krahasoi kostot me të cilat po ndërton BE-ja dhe Bashkia Tiranë shkollat, dhe vlerat e bashkisë janë 3-4 herë më të larta se ato të BE-së:

“Bashkia e Tiranës po vjedh fondet për rindërtimin e shkollave. Erion Veliaj ka tenderuar 30 milionë euro për të ndërtuar 14 objekte arsimore.

Ndërsa BE, me standardet e tye europiane, tenderon 15 milionë euro për të ndërtuar 22 objekte arsimore.

Sipas të dhënave, kostoja e Bashkisë tiranë është 3-4 fishuar krahasuar me koston e BE-së.

BE, një shkollë, me standarde europiane e ndërton për 680 mijë euro, Fondi Shqiptar i zhvillimit me 760 mijë euro, ndërsa Bashkia e ndërton për 2,2 milionë euro.”

Për më tepër, PD shprehet se pak muaj më parë, në një tender të ngjashëm, Bashkia Tirana mesatarisht do të shpenzonte 1,3 milionë euo për shkollë, ndërsa tani ka shumëfishuar kostot për një shkollë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>