
Partia Demokratike deklaroi se përgjimet e publikuara treguan bashkëpunimin e kryebashkiakut të Tiranës me mafian.
Përmes një deklarate për shtyp, Belind Këlliçi u shpreh se Veliaj është një politikan i rrezikshëm për vendin.
“Antonio Gallo, sekser kyç i hetimit të antimafias italiane për zbulimin e bashkëpunimit mes Politikës-Mafias-Biznesit, shprehej gjatë bisedave të përgjuara se në Shqipëri rregullat e lojës ishin të qarta, kryeministri merr 20% e tenderave dhe koncensioneve, ndërsa zari i tij, Erion Veliaj, do 20% e fitimit që të firmosë lejet e ndërtimit.
Prandaj nuk ndalet Rama së dhëni konçensione!
Prandaj nuk ndalet Erion Veliaj duke ngritur kulla. Aq sa nuk kurseu dhe Sahatin e Tiranës.” vijon Këlliçi.
Ai i bëri thirrje SPAK të nisë hetimet ndaj Veliajt dhe Ramës duke theksuar se duhet të ndjekë standartin në rastin e ministrit Tahiri.
Këlliçi pohoi se me 25 prill shteti do të çlirohet nga “kthetrat e mafias”