PD: Vetëm 8 persona mbajnë poste kyçe në Bashkinë e Durrësit

Nga Exit News
PD: Vetëm 8 persona mbajnë poste kyçe në Bashkinë e Durrësit

Partia Demokratike deklaroi se tetë persona mbajnë pozicione kyçe në bashkinë e Durrësit.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD dega e Durrësit, Ferdinand Xhaferri pohoi se në Durrës ka me qindra të rinj të shkolluar e arsimuar, por vetëm 8 persona mbajnë poste drejtuese në bashki.

“Katër persona mbajnë tetë pozicione, kur kemi me dhjetëra e qindra të rinj durrsakë që janë shkolluar përmes shumë sakrificave këtu dhe jashtë vendit, dhe na kontaktojnë çdo ditë duke shprehur zhgënjimin e tyre. Përditë shikojmë qytet që vetëm shkatërrohet, përditë shohim qytet që rrënohet sepse nuk i shërbehet qytetit por korrupsionit.”

Ai gjithashtu pohoi se në Bashkinë Durrës është rikthyer drejtorit të shkarkuar live nga Rama dhe i arrestuar për tjetërsim pronash.

“Para tre ditësh është emëruar drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit, Ardian Iljazaj, I cili u cilësua nga kryeministri në ikje në janar 2019 si “drejtori halabak” i Kadastrës së Durrësit. Ai u shkarkua nga detyra dhe u arrestua për pak kohë për tjetërsim pronash në Kepin e Rodonit.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>