Partia Demokratike akuzoi qeverinë Rama për proces të rremë të vetingut në polici dhe dështim në luftën kundër krimit.
Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se rasti i Artan Shkëmbit, shkarkuar të hënën për korrupsion, tregoi se OFL-ja dhe vetingu janë vetëm operacione fasadë:
“Rasti i bashkëpunimit të kreut të OFL-së, Artan Shkëmbi, me krimin e organizuar tregon falsitetin e procesit të vetingut në polici dhe gjendjen e depërtimit të krimit në kupolën e Policisë së Shtetit.
Pak javë më parë, kreu i OFL-së e kaloi me sukses vetingun, duke dëshmuar se Ministria e Brendshme, shërbimi informativ dhe strukturat e tjera, në të vërtetë, nuk funksionojnë.
Ato janë fasada e pushtetit që, nga një anë, bën shoë me të ashtuquajturën luftë kundër krimit, nga ana tjetër paguhet nga krimi.”
Alibeaj akuzoi Ramën se po bashkëqeveris me krimin dhe se të gjithë operacionet që ajo ndërmerr për ta luftuar krimin, janë fasada dhe të dështuara.