PD: Vrasja e 25 vjeçarit shokuese, prokuroria të hetojë ngjarjen

Nga Exit News
PD: Vrasja e 25 vjeçarit shokuese, prokuroria të hetojë ngjarjen

Partia Demokratike e ka konsideruar shokuese vrasjen e 25 vjeçarit në orët e para të mëngjesit.

Në një postim në Facebook, sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi shkruan se policia po fsheh të vërtetën në lidhje me ngjarjen.

“Vrasja e një të riu 25 vjeçar, vetëm se nuk i ndaloi Policisë për vendosjen e maskës dhe orarin e ndalimit të lëvizjes, është shokuese. Të dhënat e para për vrasjen e një 25 vjeçari në mes të Tiranës nga Policia e Shtetit hedhin dyshime të forta për vrasje me dashje pa asnjë shkak. Njoftimet zyrtare të Policisë së Shtetit qartazi krijojnë bindjen e tentativës për manipulimin dhe fshehjen e së vërtetës, me justifikime qesharake të denja për një bandë.”

Ai i bëri thirrje Prokurorisët të ndërmarrë masat për ndalimin e manipulimit të ngjarjes dhe zbardhjen e të vërtetës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>