Partia Demokratike ka zbuluar një tjetër familje në Bubq e cila ka kaluar në çadër natën e djeshme.
Në një takim me ish deputeten Orjola Pampuri familja Shota kërkoi që t’ju ndërtohet shtëpia, duke treguar se nuk përfitojnë bonus qeraje pasi nuk pranojnë të shpërngulen në Bubq.
Ata i bënë thirrje ministrit Arben Ahmetaj të marrë masa për ti ndërtuar shtëpinë pasi janë në mëshirë të fatit.