Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi të hënën 15 anëtarët e rinj të Kryesisë, 10 burra dhe 5 gra.
Oriola Pampuri dhe Dhurata Cupi u rikonfirmuan në kryesi ndërsa listës iu shtuan edhe Juela Hamati, Taulanta Jaupi dhe Lindita Metaliaj.
Në listën fituese të burrave më i votuari rezultoi Gert Bogdani ndërsa emrat e tjerë janë:
Tomorr Alizoti, Agron Gjekmarkaj, Ervin Salianji, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Kreshnik Collaku, Aldo Bumci, Fitim Zekthi, Gent Strazimiri.
Kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli nuk u rikonfirmua më në kryesi dhe po ashtu kandidati tjetër Agron Shehaj nuk u zgjodh megjithëse ishte në listën e kandidatëve të propozuar.
Emra të tjerë që nuk i rizgjodhën në kryesi janë Enno Bozdo, Izmira Ulqinaku dhe Jamarber Malltezi.
Në mbledhjen e së hënës Këshilli Kombëtar miratoi propozimet e kryetarit Lulzim Basha për drejtuesi e rinj në strukturat e partisë.