946 kandidatë për kandidatë deputet nga 3 648 të propozuar nga anëtarësia e PD-së kaluan fazën e parë të vlerësimit.
“Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë Partisë Demokratike […] fton 946 kandidatë nga 3648 kandidatë të propozuar nga anëtarët, të plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimit për figurën dhe integritetin”, njofton për median PD, të enjten.
Pas plotësimit të formularin të Vetëdeklarimit, Komisioni i Vlerësimit do të bëjë një seleksionim të dytë. Lista e dytë do të dërgohet për votim tek anëtarësia, e cila ka të drejtën të heqë nga lista kandidatit që nuk do.
3648 kandidaturat e propozuar nga anëtarësia u vlerësuan nga Komisioni i Vlerësimit bazuar në karrierën dhe në pastërtinë e figurës. Qarku i Tiranë ka numrin më të lartë të kandidatëve të përzgjedhur, me 248 kandidatë për kandidatë deputet. Më pas vjen qarku i Elbasanit dhe i Fierit, përkatësisht me 112 dhe 101 kandidatë.