PD do të anulojë koncesionin e Rrugës së Kombit

Nga Exit News
PD do të anulojë koncesionin e Rrugës së Kombit

Partia Demokratike cilësoi sot koncesionin e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit si “koncesion korruptiv” dhe tha se do ta anulojë sapo të ketë mundësinë e qeverisjes së vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shpërndau në Facebook disa foto nga takim që ai kishte zhvilluar në degët e partisë në Kukës, Has dhe Tropojë, tre nga zonat që janë ndikuar më së shumti nga tarifa e kalimit, vendosur nga koncesionari.

“Nuk kam parë askund një diskriminim kaq të egër nga një qeveri kundër qytetarëve të vet. “Faji” i tyre i vetëm është se nuk votojnë Edi Ramën dhe janë kundër tarifës korruptive, varfëruese dhe izoluese të Rrugës së Kombit.”

Zoti Bardhi tha se u kishte shprehur në çdo takim “vendosmërinë e PD-së për të zhbërë modelin e Edi Ramës që varfëron qytetarët përmes vjedhjes, korrupsionit dhe zhvatjes së pasurive e parave të tyre”.

“Me drejtimin e vendit nga PD, qytetarët nuk do të paguajnë asnjë lek për të kaluar në Rrugën e Kombit. Ajo do të çlirohet nga koncesioni korruptiv”.

Koncesioni për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit iu dha konsorciumit Kastrati-Salillari në vitin 2016, pas katër tenderësh të dështuar. Ndërkohë që vendosja e traut u bë në vitin 2018.

PD ka theksuar edhe herë të tjera se do ta anulojë koncesionin në fjalë dhe do të rishohë të gjitha kontratat e tjera të dyshimta për korrupsion.

Më herët në një denoncim në Facebook, ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka treguar se pas vendosjes së traut kompanitë fituan 10 milionë euro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>