Zyrtarët vendorë në Manzë të Durrësit kërkojnë para për të bërë vlerësimin e dëmeve. Kështu deklaruan për Ferdinand Xhaferrin përfaqësuesin e Partinsë Demokratike, banorët e prekur nga tërmeti.
Ata thanë se nuk kanë marër pagesën për qiranë dhe ende nuk kanë një zgjidhje për banesat.
Skender Kaculi, një nga banorët që foli për Xhaferrin, tha se banesa e tij është dëmtuar nga tërmeti dhe ka 9 muaj që paguan vetë qiranë, duke marrë borxh.
“Në muajin nëntor më doli shtëpia e pabanueshme me DS4. Erdhën këta të tjerët e panë, asnjë gjë hiç fare. Jetoj me qira. Kam hyrë në borxh për të paguar qiranë e shtëpisë”.
Fran Kola, një tjetër banor akuzoi grupet e vlerësimit se kanë kërkuar para, “100 mijë lekë” për t’i ndryshuar vlerësimin e dëmit që të rritej përfitimi.