Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU do të kandidojë në një listë të përbashkët me Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
“Nuk ka asnjë dyshim që PDIU do të jetë në krah të PD dhe do të ketë një marrëveshje, kjo është e qartë dhe nuk ka dyshim”, tha për median Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi pas takimit me Kryetarin e PD-së, të mërkurën.
Idrizi tregoi se po diskuton me Bashën për vendosjen e kandidatëve të PDIU-së në vend ku mund të sjellin vota për koalicionin e bashkuar:
“Nuk bëhet fjalë për vende të sigurta apo të pasigurta, por për pozicione, ku valenca e PDIU është e qartë dhe ndihmon për mandate”.
Ai shprehi dëshirën për të qënë në listën e kandidatëve për deputet të Tiranës:
“Unë padyshim, për shumë arsye, preferoj të jem në Tiranë, pasi këtu e kam zhvilluar gjithë aktivitetin tim. Besoj se do të jem në Tiranë”.
Pas takimit me Idrizin, Basha po diskuton me kryetarin e PR-së, Mediu.