
Dhjetra qytetarë kanë protestuar, të martën, përpara Ministrisë së Jashtme, teksa ministri grek Dendias po takohet me homologun e tij Cakaj.
Policia ka tentuar të shpërndajë protestën me dhunë.
Të mbledhur pas thirrjes së Partisë Drejtësi, Integritet dhe Unitet, qytetarët kërkojnë që në takimet me qeverinë greke të diskutohet për çështje që shqetësojnë qytetarë shqiptarë, dhe jo të lejojë të çohet përpara axhenda greke.
Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se policia nuk e ka pranuar kërkesën e tyre për protestë, për shkak të pandemisë. Idrizi akuzoi policinë se vepron me dy standarde kur lejon grumbullimet në takimet elektorale të Ramës e Veliaj, ndërsa protestat i ndalon.
Ai theksoi se protesta do të vijojë me të gjitha mënyrat për t’i treguar qeverisë se duhet të marrë parasysh axhendën e BE-së, e shprehuar nga ish komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje: zgjidhjen e çështjes çame, heqjen e ligjit të luftës dhe marrëveshjen e detit.