
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet uroi, të enjten, qytetarët për festën e Vitit të Ri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, PDIU shprehet se megjithëse vitit 2020 ishte i vështirë për shqiptarët, duhet të shpresojmë që viti 2021 do të jetë më i mirë.
Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi bëri thirrje për bashkim të të gjithë qytetarëve, për të luftuar për drejtësi, zhvillim e mirëqenie.
Idrizi foli dhe për Çamërinë:
“Në këtë ditë të ndërrimit të viteve, dua t’ju bëj një thirrje zemre: Bëjeni Çamërinë tuajën në vitin 2021! Mbështeteni amanetin e të parëve tanë, që pret të çohet në vend.”
“Ne kemi nevojë sot me shumë se kurrë, të kthejmë sytë nga këto ideale gurthemeli, që na bashkojnë si komb e shoqëri përkundrejt ndasive, përçarjes, gjuhës së urrejtjes, pabarazisë që na kaplon çdo ditë,” u shpreh Idrizi.