PDK kërkon shkarkimin e 2 ministrave

Nga Exit News
PDK kërkon shkarkimin e 2 ministrave

Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) ka kërkuar shkarkimin e ministres së Financave, Hykmete Bajrami dhe ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

PDK ka kërkuar edhe anullimin e vendimit për për eleminimin e Task-Forcës kundër korrupsionit.

Deputeti i partisë opozitare PDK, Abelard Tahiri, në një konferencë për media tha se skandalet e fundit në qeverinë e udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti, nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Shkrirja e Task-forcës anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, ka qenë një vendim i dëmshëm, i paarsyeshëm, i pabazë dhe i motivuar politikisht për të goditur rendin dhe ligjin në vendin tonë”, tha Tahiri.

Qeveria e Kosovës në mes të muajit tetor vendosi që të shuajë këtë Task-Forcë, pasi argumentoi se ky organ ishte formuar kundërligjshëm.

Departamenti Special Anti-Korrupsioni, apo e ashtuquajtura ‘Task-Forca Anti-Korrupsion” ishte pjesë e policisë, që kishte për qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale kundër ekonomisë, financave dhe korrupsionit, por edhe hetimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë në Kosovë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>