PE e prerë, asnjë fond IPA pa zbatimin e reformave

Nga Exit News
PE e prerë, asnjë fond IPA pa zbatimin e reformave

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën fazën e tretë të instrumentit të ndihmës së para-anëtarësimit për shtatë vende, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ndihma financiare me vlerë 14.2 miliardë euro do të mbështesë zbatimin e reformave të lidhura me BE-në në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Turqi, njofton parlamenti evropian, median.

Ky fond, thekson PE “mund të ndryshojë ose pezullohet nëse nuk respektohen vlerat ‘themelore’ – demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. Si rezultat, marrja e fondeve nga IPA do të kushtëzohet me respektimin e një vendi për këto vlera”.

PE do të rrisë kontrollin ndaj këtyre vendeve “përmes përfshirjes së tij në përcaktimin e disa prej objektivave të instrumentit dhe përparësive tematike. Kjo përfshin procedurën e akteve të deleguara dhe një dialog të rregullt gjeopolitik me Komisionin”.

IPA u krijua në 2007, i ndjekur nga IPA II në 2014 me qëllim rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>