PE mbështetje Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave

PE mbështetje Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave

Parlamenti Europian do të japë nesër sërish mbështetjen e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Në njoftimin në faqen zyrtare të PE, eurodeputetët të mërkurën me 23 tetor, do të diskutojnë në lidhje me perspektivën europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kjo mbledhje e PE vjen pas vendimit të Këshillit Evropian, i cili refuzoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hapja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk u miratua nga Franca.

Ndërkohë, Presidenti i Francës Emmanuel Macron deklaroi se një pjesë e mirë e vendeve anëtare të BE-së nuk e mbështetën Shqipërinë për të nisur bisedimet për anëtarësim.

Nuk është komunikuar ende një datë zyrtare se kur do të diskutohet sërish për zgjerimin e BE-së. Por sipas dokumentit të hartuar pas mbledhjes së KE  çështja e hapjes së bisedimeve do të diskutohet përpara majit 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>