PE pro integrimit të Shqipërisë në BE: Konferenca të mbahet pas miratimit të kornizës së negociatave

Nga Exit News
PE pro integrimit të Shqipërisë në BE: Konferenca të mbahet pas miratimit të kornizës së negociatave

Komisioni për Punë të Jashtme i ka propozuar Parlamentit Evropian një projekt-rezolutë pro integrimit të Shqipërisë, e cila thekson detyrimet e vendit në këtë proces.

Komisioni thekson se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vëna në mars 2020, dhe se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet sapo të miratohet korniza e negociatave nga udhëheqësit e BE-së.

Projekt-rezoluta është përgatitur nga Raportuesja për Shqipërin në PE, Isabel Santos, bazuar në raportet e Komisionit Evropian për Shqipërnë gjatë viteve 2019 dhe 2020. Ajo është botuar nga disa media shqiptare.

Propozimi për rezolutë është një përmbledhje e përfundimeve, këshillave dhe propozimeve të Komisionit Evropian përgjatë dy viteve të fundit. Ashtu siç ka bërë KE-ja gjatë disa viteve në raportet e saj, edhe kjo rezolutë shprehet se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të nisur negociatat.

Sidoqoftë, ajo ia njeh të drejtën udhëheqësve të BE-së për të vendosur se kur do të miratohet korniza e negociatave, që do të përcaktojë edhe nisjen në praktikë të negociatave.

Projekt-rezoluta i bën thirrje palëve politike në vend që të bashkëpunojnë, thekson se zgjedhjet e ardhshme janë kyçe për vendin, se institucionet e Shqipërisë duhet të zbatojnë reformën zgjedhore dhe në drejtësisë, të vënë në funksion gjykatat, të luftojnë krimin, të mbrojnë grupet në nevojë, të vazhdojnë bashkëpunimin rajonal dhe masat kundër pandemisë, etj.

Kjo projekt-rezolutë pritet të diskutohet së shpejti në PE dhe të hyjë për votë në mars 2021.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>