Ministri i ri i Mbrojtes, Niko Peleshi deklaroi se do ta ushtrojë detyrën me atdhedashuri.
Gjatë fjalës së tij, Peleshi pohoi se do të ndjekë më kujdes ndërtimin e bazës ajrore në Pashaliman.
“Do ta kryej këtë detyrë me atdhedashuri. Përshëndes djemtë dhe gratë e Forcave të Armatosura. Ju keni treguar se keni aftësi, të denjë për një anëtar të NATO-s. Sot përulem para ushtarakëve që ranë në misionet tona paqeeruajtëse, ne jemi përkrah aleatëve, sidomos SHBA-ve.
Jam në dijeni se ka nisur realiteti me NATO-n për Pashalimanin. Kjo çështje do ndiqet me kujdes. Ne do punojmë për të ardhmen europiane të Shqipërisë”.
Ai falenderoi Olta Xhaçkën për punën e saj gjatë kësaj kohe.