
Dy vatra në qarkun e Kukësit dhe një vatër zjarri në Mirditë janë serioze, si dhe rrezikohet Parku i Llogarasë, njoftoi ministri i Mbrotjes Niko Peleshi, në një komunikim për median nga Facebooku, të dielën.
Ai njoftoi se situate e zjarreve në Durrës është vënë nën kontroll nga zjarrëfikësit dhe Forcat e Armatosura. Peleshi i mohoi akuzat se FA nuk kanë pasur mjete për të shuar zjarret. Ai u shpreh se: “Ata kanë mjetet e duhura, por kanë mjete të pamjaftueshme ashtu si në të gjithë botën”.
“Ka dy helikopterë të ardhur nga BE. Ata nuk punojnë në një kohë. Njëri qëndron i parkuar në Rinas, i treti është ai i Çekisë dhe është dërguar në Kukës”, shtoi Peleshi.