Peleshi: Vendi kërcënohet nga sulmet kibernetike, do të ngrihet Njësia e Mbrojtjes Kibernetike

Peleshi: Vendi kërcënohet nga sulmet kibernetike, do të ngrihet Njësia e Mbrojtjes Kibernetike

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një intervistë për Euroneës Albania të hënën deklatoi se vendi ishte i kërcënuar vazhdimisht nga sulmet kibernetike dhe për këtë arsye, do të ngrinte Njësinë e Mbrojtjes Kibernetike.

“Jemi vend i NATO-s në rajon, kemi rivalë dhe konkurrentë. Ka interesa të caktuar që takohen dhe duan të destabilizojnë rendin tonë kushtetues dhe sistemin tonë të mbrojtjes, apo edhe thjesht të testuar reagimin tonë kundër këtyre sulmeve,” u shpreh Peleshi.

Sipas tij, njësoj të rrezikuar janë edhe kompanitë provatë, të cilat detyrohen të paguajnë gjoba të majme, që të rikthejnë të dhënat e vjedhura apo sistemet në gjendjen origjinale.

“Nga informacione dhe burime të ndryshme të Inteligjencës që unë kam, shumë kompani private sulmohen vazhdimisht nga hakera brenda dhe jashtë vendit, të cilët vendosin gjoba financiare në këmbim të rikthimit të sistemeve,” shtoi Peleshi.

Ai pohoi se vendi kishte kapacitete “modeste” mbrojtje, por se brenda Ministrisë së Mbrojtjes planifikohej ngritja e Njësinë e Mbrojtjes Kibernetike, me ndihmën e SHBA-ve.

Peleshi nuk dha më shumë detaje mbi njësinë në fjalë apo kur do të bëhet operative.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>