
Vatrat e zjarrit në vend janë të qëllimshme, të krijuara nga banorët. Kështu u shpreh Ministri I Mbrojtjes Niko Peleshi në një raportim për median, në Facebook mbi situatën e zjarreve në vend.
Peleshi njoftoi se vatrat e zjarrit nê Gjirokastër dhe Pashaliman janë nën kontroll.
Ai u shpreh se kanë kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për shuarjen e zjarreve.
Kujtojmë se në vend të martën u shënua viktima e parë, një i moshuar nga Gjirokastra.