Këtë fundjavë, ngjashëm me fundjavën e kaluar, do të lejohet lëvizja e pensionistëve dhe prindërve me fëmijë deri 14 vjeç, të shtunën dhe të dielën.
Të moshuarit do të lejohet të dalin deri në orën 09:30 të mëngjesit, ndërsa më pas do të dalin prindërit me fëmijë deri në orën 17:30.
Qytetarët e tjerë nuk do të lejohen të dalin, me përjashtim të atyre që kanë leje punë ose urgjenca.
Lajmërimin e bëri kryeministri Rama në Facebook.
Ai shtoi se në rast se situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç.