Papa Francesco për herë të parë, në histori mbajti meshën e së premtes së zezë në një shesh bosh, pa pjesmarrës.
“Mendoj për Zotit e kryqëzuar dhe për shumë histori jetësh të humbura nga kjo pandemi, për mjekët, infermierët, murgeshat dhe priftërinjt të vdekur në front si luftëtar. Do të jem afër dhimbjes së botës me sytë lart nga shpresa. Shpresa nuk e heq dhimbjen, por nuk të zhgënjen”, tha Papa në fillim të lutjes.
Udhëtimi i kryqit nisi afër obeliskut, në sheshin e shkretë të Shën Pjetrit, e kryesuar nga Papa Francesco. Rrugëtimi i kryqit u shoqërua nga dy grupe, me pesë persona çdo grup: një grup nga burgu i rajonit të Venetos dhe një grup nga Drejtoria e shëndetësisë dhe higjenës së Vatikanit.
Gjithashtu, kjo është hera e parë që prej vitit 1964, që mesha nuk po mbahet tek Koloseumi, për shkak të masave ndaluese të koronavirusit.