
Drejtuesi dhe dy punonjës të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec kanë rezultuar të mërkurën të infektuar me COVID-19.
Si rrjedhim, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pogradec ka kërkuar që edhe punonjësit e tjerë të vetkarantinohen, duke mbyllur përkohësisht shërbimet pranë kësaj prokurorie.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë u njoftua mbyllja e Gjykatës së Rethit të Pogradecit deri më 17 mars, për shkak të numrit të lartë të punonjësve të infektuar me Covid19.