Përditësim 15 gusht: 397 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 15 gusht: 397 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid-19

Një qytetar ka ndërruar jetë nga COVID-19 dhe 397 raste infektimi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Përhapja e variantit Delta në Shqipëri ka rritur ndjeshëm infektimet në vend javët e fundit.

Gjatë kësaj jave janë regjistruar 5 viktima me COVID-19 në vendin tonë, numri më i lartë prej muajt maj. Gjithashtu mbi 2 mijë raste të reja janë identifikuar në 7 ditët e fundit. Hera e fundit që kjo shifër ishte kaq e lartë ishte në muajn mars.

Pothuajse gjysma e rasteve të reja janë në Tiranë.

Aktualisht janë 2,810 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 46 pacientë.

Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>