Përditësim 15 maj: 18 të infektuar të rinj, shkon në 916 totali i të prekurve

Nga Exit News
Përditësim 15 maj: 18 të infektuar të rinj, shkon në 916 totali i të prekurve

18 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 916.

77 përqind e të infektuarve ose 705 prej tyre janë shëruar.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Durrës, Krujë,  Tiranë dhe Berat.

Në 24 orët të fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 11,458 persona, prej të cilëve janë:

– 916 të infektuar,

– 31 viktima;

–  705 të shëruar,

–  161 të infektuar aktivë;

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 19 pacientë, ku vetëm 4 janë në terapi intensive.

Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 15 maj është:

– Tiranë, 77 pacientë aktivë,

– Krujë, 46 pacientë aktivë,

– Shkodër, 16 pacientë aktivë,

– Kamëz, 12 pacientë aktivë,

– Durrës, 9 pacient aktiv,

– Berat, 10 pacientë aktivë,

– Fier, 5 pacientë aktivë,

– Elbasan, 2 pacientë aktivë,

– Mirditë, 1 pacient aktiv,

– Korçë, 1 pacient aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>